Ndërsa sot në Kuvend pritet të miratohet buxheti për vitin 2022, disa fermerë janë mbledhur para godinës për të protestuar për paketën e re fiskale. Fermerët kanë pritur kryeministrin Edi Rama jashtë. Pas një bisede të shkurtër me disa prej tyre, kreu i qeverisë i ka ftuar brenda Kuvendit, ku do të zhvillojë bisedime me ta.