Rama takon fermerët: Grumbulluesit hedhin gurin dhe fshehin dorën, shpërndarja e fondit jo tek e tek

Biseda e Ramës me fermerët

Edi Rama: Ne pse e kemi bërë deri tani dhe pse do ta ndryshojmë? Sepse e para grumbulluesit, me të cilët unë nuk kam asgjë se kanë punën e tyre, deri dje nuk kanë qenë fare. Ose shkonit me karrocë me kalë. Ju bënte të mos kishit asnjë lloj aftësie për të ruajtur prodhimin për ditët kur është çmimi më i mirë. Kjo e bën çmimin më të ulët sepse kur shet tek e tek je për të mbijetuar nuk je për të bërë biznes. Grumbulluesit që hedhin gurin dhe fshehin dorën kanë marrë mbështetje për të bërë pikat e grumbullimit dhe rolin e agjentit për ta sjellë diferencën deri tek ju nuk e kanë luajtur

Eduart Sharka: Ne kemi dy vjet. Këtë radhë janë bashkuar edhe pikat e grumbullimit pasi e kuptuan edhe ata që pa fermerët nuk bëjnë dot. Fermerët nuk kanë mbjellur këtë vit sepse janë të paorientuar

Edi Rama: Nëse gjendja do ishte njësoj për të gjithë do thoja që ke të drejtë por nuk është njësoj për të gjithë. Nga 1 janari deri në 1 tetor janë më shumë se në vitin 2019. Këtu është çështje organizimi dhe çuarja e parasë në drejtimin e duhur. Paraja ka devijuar. Janë 9 mln dollarë.

Eduart Sharka: 9 mln dollarë janë vetëm për eksportet

Edi Rama: Unë po flas për atë që heqim ne nga buxheti jonë. Është shumë e qartë si jepet ajo. 9 mln dollarë në një sektor që ka 3.5 mld dollar.

Eduart Sharka: Janë vetëm për eksportet

Edi Rama: Një minutë mo një minutë se e di unë për çfarë janë. 9 mln që ne nuk do i japim më në atë formë sepse na devijonin grumbulluesit. Por nuk do të ikë nga bujqësia. Madje është 2-fishi sot për të shkuar drejtpërdrejtë te fermeri. Si do shkojë te fermeri? Nuk ka shans të shkojë tek e tek. Mos të dalin të bëjnë këto aventurat

Eduart Sharka: 9 mln dollarë është vetëm TVSH. Ne themi ky 9 mln dollarë duhet të vijë sipas mënyrës që propozojmë ne

Edi Rama: Jam gati të ulemi prapë. Të diskutojmë. Nëse ju keni një ide që është më e mirë se ideja jonë hajde ulemi ta diskutojmë.

Fermeri: Ne nuk kemi ekspertë për tokën. Nuk dimë çfarë hedhim në tokë. Unë jam ekspert për të punuar por nuk jam biolog. Unë shkoj te farmacia atje i them çfarë dua. Kam harxhuar 2 mln lekë të vjetra vetëm për spërkatje. Njëherë në katër ditë bëj vetëm spërkatje.

Edi Rama: Kjo është arsyeja pse ne po ndryshojmë qasje sepse qëllimi është të formalizojmë sektorin.

Edi Rama: Të jap fjalën këtu që javën tjetër ulemi. Merr kë të duash. Hajde flasim me argumente. Me sa kuptoj qëllimi është i njëjtë. Sepse edhe ju nuk doni që leku të hidhet kot. Të bëjmë më të mirë me mundësitë që kemi. U morëm vesh që kjo siç ishte nuk qëndron.

Eduart Sharka: Ka një llogaritje gabim

Edi Rama: Do e flasim edhe atë patjetër. Sot e keni më të madh seç e kishit. Te zyra ime do takohemi. Edhe ju edhe ne do ulemi.

Vijon….