Të paktën 45 persona humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, ndërsa tetë persona arritën të mbijetonin. Sakaq, mediat kanë raportuar një udhëtar misterioz, i cili ka mundur të shpëtojë, por tani nuk ka më gjurmë të tij.

Prokuroja bullgare, Sijka MIleva, gjatë konferencës së sotme për media, nuk u përgjigj në pyetjen se a është 36 vjeçari vjeçari Shaip Nauf Al Salah, shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe udhëtari misterioz.

Ndërkohë, gazetari i Alsat, Qdnan Qaili, që ka qëndruar për tri ditë në Bullgari, thotë se personi i humbur është një shtetas nga Lindja e Mesme, dhe që ka shpëtuar nga kjo tragjedi. Ai fillimisht është paraqitur në spitalin e Sofjes për mjekim dhe më pas nuk ka pasur më asnjë kontakt të personit në fjalë.