Kryeministri Edi Rama ka sqaruar përse çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjti në rajon.

Gjatë një interviste në “MCN”, kreu i qeverisë është shprehur se ndryshe nga vendet e rajonit në Shqipëri tek çmimi i naftës është e përfshirë edhe taksa e qarkullimit dhe taksa e karboni, gjë që vendet e rajonit siç u shpreh ai e kanë më vete.

Më tej, kryeministri tha se çmimi i naftës është rritur në të gjithë botën, teksa shtoi se pavarësisht rritjes çmimi është më i lirë sot se sa në 2013-ën.

Pjesë nga biseda:

Rama: Rritja e çmimit të naftës është globale.

Rakipi: Tani është 40 dollarë më pak për fuçi.

Rama: Unë flas për çmimin sot nëpër botë, është rritur.

Rakipi: Merrni vetëm Rajonin dhe si ka si ne

Rama: Është rritur çmimi. Ne kemi edhe taksën e qarkullimit këtu. Kjo taksë është vënë nga Ritvan Bode dhe është nga pak gjërat me logjikë. Në këtë mënyrë mblidhet ajo taksë. Në vendet e rajonit e kanë veç. Ne kemi edhe një taksë karboni tek nafta. Por ajo që kam thënë është se nafta ka qenë më e shtrenjtë në 2013-ën se sa në këtë periudhë.

Rakipi: Është luajtur gjithnjë me këtë dhe Shqipëria është vendet më të shtrenjta.