Një 17-vjeçare nga Peza e Tiranës ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pasi u rrëzua nga biçikleta. Policia bën me dije se e reja ka marrë dëmtime të rënda pasi u rrëzua nga biçikleta, gjë që i ka shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditen e sotme teksa e reja ishte duke lëvizur me biçikletë.