Profesori norvegjez Kenneth Andresen, ka publikuar një fotografi të rrallë ditën e sotme në kuadër të 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Fotoja sipas profesorit është shkrepur në Prishtinë me flamurin Kuq e Zi, më 28 nëntor të vitit 1999.

Andresen gjatë vitit 1999 kishte pranuar ftesë nga ushtria e shtetit të tij për t’u bërë pjesë e një misioni ushtarak në Kosovë. Njihet që grumbulloi edhe kartolina nga Kosova që nga vitet e 70-ta.

Kujtojmë që sipas historisë shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.