Një mjek nga Afrika e Jugut, i cili ishte nga të parët që dyshoi për një lloj tjetër të koronavirusit midis pacientëve, tha të dielën se simptomat e variantit Omicron ishin deri më tani të lehta dhe mund të trajtoheshin në shtëpi.

Dr. Angelique Coetzee, një mjeke private dhe kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, i tha Reuters se më 18 nëntor ajo vuri re shtatë pacientë në klinikën e saj që kishin simptoma të ndryshme nga varianti dominues Delta, megjithëse “shumë të lehta”.

I emëruar tani Omicron nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, varianti u zbulua dhe u njoftua nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve të Transmetueshme të Afrikës së Jugut (NICD) më 25 nëntor nga mostrat e marra nga një laborator nga 14 nëntori deri më 16 nëntor.

Coetzee tha se një paciente më 18 nëntor raportoi në klinikën e saj se ishte “jashtëzakonisht e lodhur” për dy ditë, e shoqëruar me dhimbje trupi dhe dhimbje koke.