Krisma armësh në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një aheng familjar.

Sipas autoriteteve arma e zjarrit dyshohet të jetë e përdorur në rastin familjar dhe është gjetur në një kontejner së bashku më një gëzhojë.

Policia bën me dije, menjëherë pas marrjes së njoftimit ka shkuar në vendngjarje dhe aty kanë takuar të dyshuarin i cili ka pranuar se ka shtënë me armë në qef e sipër pasi kishin një aheng familjar.

Arma, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast, është gjetur në një kontejner se bashku me një gëzhojë.

Çështja i ka kaluar prokurorisë.