Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për akset më problematike si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë.

Bëhet me dije se aksi Theth- Qafë Thore ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak se në rrugë ka rrëshqitje gurësh, inertesh dhe dëborë.

Gjithashtu bëhet me dije se policia po drejton kalimin e mjeteve drejt Dibrës dhe Tiranës, në aksin rrugor Dibër- Tiranë pranë tunelit, ku për shkak të rrëshqitjes së 2 mjeteve nga dëbora u bllokua qarkullimi.

Situata paraqitet e normalizuar në aksin rrugor Librazhd-Zgosht, ku pati rënie të gurëve në rrugë. Aksi rrugor Bajram Curri- Valbonë, në qarkun e Kukësit është i hapur dhe pa probleme.

Edhe në Korçë po punohet me borëpastruese për të mbajtur të hapur aksin rrugor Boboshticë- Dardhë, ku ka pasur reshje dëbore.

Nën monitorim është edhe situata e krijuar nga fryrja e lumit Erzen, në zonën e Sukthit.