Reshjet e borës kanë zbardhur zonën në aksin Përrenjas-Qafë Thanë. Siç raportohet reshjet e dendura kanë rënë gjatë gjithë natës.

Sakaq, nga reshjet e dëborës nuk janë raportuar incidente përgjatë këtij segmenti.

Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Reshjet kanë sjellë problematika në disa vende. Ndërsa zonat malore janë zbardhur nga bora e parë.