Vendet skandinave vijojnë të kryesojnë listën e shteteve me njerëzit më të lumtur në botë. Finlanda, Islanda dhe Danimarka janë renditur si vendet më të lumtura në botë në bazë të një sondazhi nga Gallup.

Pavarësisht pandemisë së COVID, rezultati për këto tre vende nuk ka ndryshuar. Shumica e intervistave për përfundimet e sondazhit u kryen gjatë valës së parë të pandemisë në pranverën e vitit 2020.

Zvicra është rritur me dy vende nga viti 2019 duke u renditur e katërta, ndërkohë që Gjermania kapërceu 7 shtete të tjera duke u futur në 10-she. Kanadaja nga ana tjetër është spostuar në vendin e 15-të. /Abcnews.al