Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sërish bisedë telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Kurti ka thënë se me Escobarin ka diskutuar për stabilitetin dhe sigurinë në rajon deri te dialogu me Serbinë.

“Gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesin e DASH Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryeministri Kurti bisedoi me Escobarin edhe më 19 nëntor, ku tha se diskutuan për reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres në dialog që përqendrohet në njohje reciproke.