Nga fluturimi në hapësirë ​​në blerjen e një shtëpie të re përballë një prej parajsave të sërfit. Jeff Bezos nuk ka kufij. Themeluesi dhe pronari i Amazon ka shpenzuar plot 78 milionë dollarë për pronën e re në Hawaii, përballë Gjirit La Perouse.

Jemi në ishullin Maui, një parajsë e vërtetë për të gjithë të apasionuarit pas sërfit. Njeriu i dytë më i pasur në botë, sipas “Forbes”, i tejkaluar vetëm nga Elon Musk, është vetëm i fundit në një seri njerëzish të famshëm që kanë vendosur të blejnë një shtëpi në Hawaii.

Të tjerët janë nga Mark Zuckerberg te Barak Obama, nga Bill Gates te Jay-Z. Pronari i mëparshëm i shtëpisë së re të Jeff Bezos ishte Doug Schatz, bashkëthemelues i “Advanced Energy of Colorado”.

Inside Jeff Bezos' US$78 million Hawaiian mansion – the Amazon  billionaire's new beachfront property comes with an outdoor kitchen with  ocean views and massive pool | South China Morning Post

Sipas asaj që raportohet nga “The Richest”, arsyeja kryesore e vendimit të Jeff Bezos do të ishte privatësia. Aty do të ishte praktikisht e pamundur të bënit fotografi, edhe nëse jeni fare afër. Zgjedhja e pronarit të Amazon vjen edhe për shkak të afërsisë së shtëpisë së re me La Perouse, një gji në jug të ishullit.

I vendosur në veri, rreth 35 milje ndajnë dy vendndodhjet, ky është një nga vendet më të mira në botë për të provuar valët gjigante. Nuk është rastësi që Hawaii ishte një fazë themelore në zhvillimin e kësaj disipline sportive, e cila mbërriti për herë të parë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Duka Kahanamoku, i konsideruar si babai i sërfit modern dhe kampion i shumëfishtë olimpik në not, është stacionuar në Hawaii. Kështu, pra, zgjedhja e Jeff Bezos për të blerë një pronë në një nga vendet simbolike të sërfit është sigurisht lajm, jo ​​vetëm për shumën e shpenzuar. Kush e di që pronari i Amazon nuk do të shihet së shpejti në ujë, duke luftuar me valët e Maui-t…