Një lajm i rëndë vjen nga Greqia, ku një i dënuar shqiptar ka vrarë veten në burgun e Melandrinu.

Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme në këtë burg të sigurisë së lartë, një shqiptar me origjinë nga Korça i ka dhënë fund jetes së tij. Sipas tyre viktima është i moshës 35-40 vjeç, ndërsa identitetu ende nuk është bërë publik.

Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe kishte 8 vite që vuante dënimin.

Një ditë më para se të varte veten viktima tentoi ti jepte fund jetës duke pirë lëndë kimike klor. Menjëherë pas kthimit në qeli pasi iu bë lavazh në stomak, ai u gjet i varur nga gardianët.

Sipas të dënuarve ky veprim erdhi pasi Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e dënimit me burg përjetë.