Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Berlin. Policia gjeti të shtunën trupat e pajetë e pesë personave, tre fëmijë dhe dy të rritur, në qytetin Konigs Ëusterhausen në Brandenburg.

Sipas një komunikate të përbashkët të lëshuar nga prokuroria dhe policia dyshohet se viktimat kanë gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve me armë të ftohtë, thikë.

“Dyshojmë se kemi të bëjmë me një vrasje”, tha një zëdhënës i policisë.

Por çfarë dihet deri më tani? Policia tha se ka marrë një telefonatë nga një person pak para mesditës, i cili ishte i shqetësuar se të afërmit nuk po u përgjigjeshin në telefon dhe nuk hapnin as derën.

Pas këtij denoncimi, Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka gjetur pesë viktimat. Fëmijë janë të moshës katër, tetë dhe 10 vjeç dhe dy të rriturit ishin të dy të moshës 40 vjeç, tha policia.

Trupat u gjetën në një shtëp të vendosur në landin e Brandenburgut, pranë Brandeburgut në Berlin. Vendi i ngjarjes është rrethuar ndërsa hetuesit mjeko-ligjorë kanë krehur zonën.