Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Durrës. Ai ishte duke u kthyer në shtëpi me biçikletë rreth orës 22:55, në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar kur një makinë ende e paidentifikuar e goditi.

Përplasja ishte fatale për të moshuarin me inicialet H.B. që ndërroi jetë në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit, që u largua me shpejtësi për të humbur gjurmët.

Kamerat e sigurisë në zonë pritet që të ndihmojnë policinë për të identifikuar autorin.