Tmerr në Tiranë!

Burime bënë me dije se një 30-vjeçar i ka grabitur me dhunë çantën e dorës një 28-vjeçareje, ndërsa më pas ka plagosur edhe një person.

Policia njofton se 30-vjeçari ka plagosur me një mjet prerës një 54-vjeçar, që i erdhi në ndihmë të resë, por nu vonoi dhe bie në prangat e policisë.

Efektivët e komisariatit Nr. 2 në Kryeqytet bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë”, njofton policia.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes