In memoriam/Sot 105 vjetori i shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, homazhe te përmendorja e Themistokli Gërmenjit.

Kremtohet me ceremoni përkujtimore një nga ngjarjet më të veçanta historike, shpallja e Krahinës Autonome të Korçës. Si sot, 105 vite më parë u ngrit flamuri shqiptar si shenjë e pavarësisë të Korçës dhe disa krahinave të saj, si kurorëzim i përpjekjeve të patriotëve të kohës për mbrojtjen e teritoreve shqiptare.

Me shpalljen e Krahinës Autonome, u ngrit administrata nën drejtimin e Themistokli Gërmenjit e mbështetjen e ushtrisë franceze.

Në shenjë nderimi, homazhet me rastin e kësaj ngjarjeje historike, si çdo vit, edhe në këtë 10 dhjetor u zhvilluan te përmendorja e patriotit Themistokli Gërmenji.