Dalja e lumit Vjosë nga shtrati ka përmbytur mjaft banesa.

Një familje në Novoselë të Vlorës ka hipur në tarracën e shtëpisë, pasi niveli i ujit po mbulon banesën e tyre. 

Siç shihet edhe nga foto në tarrace janë disa persona. 

Mësohet se ata kanë qëndruar në banesë për të shpëtuar bagëtitë e tyre, por niveli i ujit është rritur me shpejtësi.

Drejt tyre është nisur një gomone, e cila pritet të marrë familjarët. Një banor i zonës tha se ata kanë në tarrace që mbrëmjen e djeshme.