Njihen reagimet e gjelave të detit kur u vërshëllen, apo u flet me zë të lartë.

Një i ri nga Berati ka publikuar një video teksa ‘bisedon’ me gjelat e detit.

Video kur ai u bën thirrje që ‘të mblidhen së bashku’ është bërë virale në rrjetet sociale. Ajo që duket e çudishme është se shpendët duket se e miratojnë atë që thot i riu pas çdo fjalie.

Në pamjet e kapura i riu është para një fushe me disa gjela deti dhe iu drejtohet atyre teksa flet. Shpendët dëgjohen të reagojnë pas çdo fjalie që iu thotë.

‘Do mbidhemi të gjithë, sepse nuk shtyhet më. Morët vesh, edhe një here a jemi gati? Do shihemi përsëri, mirupafshim!,’- iu thotë ai gjelave. Ja shiheni videon: