Durrës – Shqiptarët duket se kulturën e kultivimit të kanabisit nga Britania e Madhe dhe vende të tjera të botës, duket se po e transferojnë në Shqipëri.

Së fundmi në Durrës është shpallur në kërkim Ismail Aliaj, pasi në banesën e tij të marrë me qira në një apartament në lagjen 13, është gjetur një laborator për prodhimin e kanabisit.
Raportohet se policia ka mundur të zbulojë “shtëpinë e barit” pas harxhimit tej normales të energjisë elektrike në këtë apartament. Faturistët e OSHEE raportohet se kanë shkuar disa herë tek kjo banesë por në asnjë rast nuk e kanë gjetur personin në fjalë aty. Më tej ata kanë njoftuar policinë ku pas një ndërhyrje është gjetur edhe laboratori i kanabisit.

Gjatë këtij operacioni, u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.