Mësojeni që në fillim; Deputetët dhe drejtorët kanë pagat më të larta në shtet, ndërsa në privat, punët më të mirëpaguara regjistrohen në banka dhe komunikacion.

Të dhënat dalin në raportin e fundit të INSTAT, ku paga mesatare është fiksuar 56.400 lekë deri në muajin shtator.

Paga mesatare në Shqipëri, gjatë verës ishte 56.400 lekë. Në krahasim me verën e vitit të kaluar, një punonjës paguhet mesatarisht me 3.200 lekë më shumë.

Rritja e pagës minimale dhe rikthimi në punë pas pandemisë, sollën këtë zgjerim në tregun e pagave.

Puna në shtet është më e mirëpaguar. Paga mesatare aty arrin 67500 lekë. Deputetët, drejtorët, ekzekutivë dhe specialistët me arsim të lartë fitojnë më shumë nga puna e tyre me një pagë mesatare prej 95.600 lekësh.

Ndërkohë, sipas aktivitetit, bankat dhe sektori i komunikacionit paguajnë më mirë, me pagë mesatare në banka prej 85.200 deri l108.600 lekë.

Nga ana tjetër, fermerët peshkatarët dhe zanatet elementare përfitojnë pagë minimale 30 mijë lekë, ose 26 mijë lekë më pak se mesatarja e regjistruar në Tatime.

INSTAT raporton se nga janari i këtij viti deri në shtator, paga mesatare në shtet nuk ka ndryshuar, ndërsa në sektorin privat ka një rritje të lehtë.