I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, gazetari dhe analisti i njohur Baton Haxhiu ka rrëfyer takimin e tij me kryeministrin Rama në vitin 2009 kur ky i fundit në atë kohë ishte në opozitë. Baton Haxhiu tregon se në vitin 2009 i tha Ramës në zyrë që nuk vjen dot në pushtet pa koalicion me LSI dhe se Rama i kishte thënë që mund të fitonte i vetëm.

“Edi Rama ishte i bindur se në vitin 2009 do fitonte i vetëm zgjedhjet dhe në atë kohë i kam shkuar në zyrë, aty brenda kishte dy breshka mbi tavolinë. I thashë nuk mund ta bësh vetëm, duhet të bësh koalicion me LSI për të fituar, është momenti kur duhet ta marrësh pushtetin. Më tha unë duhet ta provoj vetëm pasi unë mund ta bëj këtë, por i humbi zgjedhjet dhe me fajin e tij se i kishte të fituara, por për vitin që po flasim ishte viti kur jemi takuar dhe kemi pirë kafe, ai vit ka qenë kur u bë beteja për Tiranën kur shihej që PD do ta merrte me dhunë apo në tavolinë. Kur vidhet e drejta dhe vota atëherë të fitojë ai që i vidhet e drejta. Kjo është arsyeja pse Edi Rama ka fituar, pasi të gjithë ata që kanë përkrahur idenë e vjedhjes dhe vrazhdësisë së votës ka qenë problematikë, nuk ka pasur rrugë tjetër që vrazhdësia e quajtur Sali Berisha të largohet nga pushteti.”, u shpreh Baton Haxhiu.