Tërheqja e masave ajrore polare do të bëjë që të ketë rritje të temperaturave, ndërsa moti vijon të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor.

Sipas Meteoalb, parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten në të njëjtat kushte atmosferikem në të gjithë Shqipërinë.https://www.youtube.com/embed/fKCvT-vm6No?feature=oembed

Rajoni dhe Evropa

Vijojnë brigjet e Detit të ZI me rrebeshe shiu dhe stuhi ere. Po ashtu mot i paqëndrueshëm me reshje dëbore dhe ngrica mbeten vendet e Evropës Lindore. Ndërsa kthjellime por mot i ftohtë mbizotëron Evropën Veriore dhe Qendrore. Po ashtu në kushtet e motit të kthjellët vijon gjithë Rajoni i Mesdheut.

Kosova

Gjate ditës se premte, Republika e Kosovës paraqitet ne ndikimi e motit te kthjellet dhe vranësirave te pakta ku me te dukshme do te jene ne zonat veriore dhe jugperëndimore duke sjellë edhe reshje të pakta dëbore. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë pasdites dhe natës KU kthjellimet dhe vranësirat do të jenë mbizotëruese.

Maqedonia e Veriut

Dita do te nise me kthjellime POR duke ju afruar oreve te mesdites priten zhvillim i vranesirave duke gjeneruar reshje dëbore në veriperëndim të republikës së Maqedonisë së Veriut. Parashikohet që edhe pasditja te mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta.