Policia e Vlorës dhe FNSH-ja e Fierit kanë blinduar qytetin bregdetar pas atentatit që ndodhi pasditen e sotme në lagjen “10 Korriku” ku mbeti i plagosur rëndë 33-vjeçari Indrit Sadedini.

Deri tani janë shoqëruar 6 persona të cilët po merren në pyetje ndërkohë që lënda plasëse e llojit tritol që shpërtheu në garazhin e pallatit ku jetonte Sadedini dyshohet të këtë qenë rreth 400 gr.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shpërthimit të tritolit, por jo vetëm. Eksplozivi ka shpërthyer pasi i riu parkoi makinën dhe po dilte nga garazhi.

Bomba me telekomandë ishte vendosur pranë hyrjes së garazhit dhe ishte mbuluar me karton që të mos dallohej.