Miliona njerëz në botë jetojnë me një çrregullim ankthi. Ndonëse nuk ka kurë për ankthin, ka një sërë mënyrash për ta menaxhuar atë, duke përfshirë terapinë, mjekimin dhe ndryshimet në stilin e jetës si gjumë më i mirë, ushtrimet fizike dhe përmirësimi i dietës.

Disa studime kanë treguar se disa lëndë ushqyese dhe zakonet mund të kenë një efekt pozitiv në simptomat e ankthit. Ajo që bëni në mëngjes është thelbësore për pjesën tjetër të ditës. Ekspertët rekomandojnë disa ushqime për mëngjes.

Avokado

Jo vetëm që përmbajnë yndyrë dhe fibra të shëndetshme, por edhe mikronutrientë si vitamina B6, e cila ndihmon në krijimin e neurotransmetuesve si serotonin që stabilizojnë disponimin tonë dhe magnez, i cili ndihmon në rregullimin e përgjigjes ndaj stresit të trupit.

Vezë

E verdha e vezës përmban minerale si kolina dhe zinku, që shoqërohen me nivele më të ulëta ankthi. Sipas një studimi, mungesa e zinkut “shkakton sjellje të ngjashme me depresionin dhe ankthin”.

Kos

Studiuesit gjetën një lidhje midis konsumit të ushqimeve probiotike të fermentuara, siç është kosi, dhe reduktimit të ankthit social. Konsumimi i ushqimeve që nxisin bakteret e dobishme mendohet se janë mbështetës për shëndetin e zorrëve dhe trurit.

Bollgur

Karbohidratet komplekse, si tërshëra, treten më ngadalë se karbohidratet e thjeshta, si ëmbëlsirat. Ata do t’ju mbajnë të ngopur duke ju ndihmuar gjithashtu të ruani kurbën e qëndrueshme të sheqerit në gjak.