Vetëm pak minuta na ndajnë nga protesta që ka thirrur dhe organizuar Sali Berisha përballë Kryeministrisë në orën 16:00 kundër vizitës së Presidentit serb në Shqipëri, Aleksandër Vuçiç për nismën “Open Ballkan”.

Mesohet se nga momenti në moment pritet që fillimisht mbështetësit të mblidhen përpara selisë së PD-së dhe më pas me Sali Berishën në krye të drejtohen për te Kryeministria.

Në podiumin e improvizuar përpara selisë së qeverisë përpos Sali Berishës do të ketë edhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit që do të mbajnë fjalim.

Presidenti serb mbërrin në Elbasan në orën 18:30 dhe në 19:00 i zoti i shtëpisë, Edi Rama do të shtrojë darkën zyrtare për delegacionin nga Beogradi dhe Shkupi.

Protesta në Tiranë nuk është thirrur vetëm kundër Vuçiç, por edhe asaj që Sali Berisha e cilëson si mafien e inceneratorëve.

Në gatishmëri për të shmangur incidentet do të jenë mbi 600 forca policie.