Në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, në kuadër të nismës “Open Balkan”, nuk munguan incidentet.

Ndonëse shtyllat ishin lyer me graso, protestuesit kanë gjetur mënyrën për të marrë një flamur serb dhe për ta djegur para kryeministrisë. Një tjetër protestues, në përpjekje për të grisur një flamur serb që ishte varur në një prej shtyllave të bulevardit para kryeministrisë, një i ri është rrëzuar nga shtylla.

Raportohet se i riu nuk ka marrë dëmtime serioze. Kjo gjë është kuptuar pasi ai ka arritur që të shkëpusë një pjesë të flamurit dhe pasi është rrëzuar, është ngritur shpejt në këmbë ç’ka tregon që nuk është dëmtuar rëndë.

Nuk kanë munguar mbështetësit e Berishës që kanë ofenduar Lulzim Bashën.

“Hajde dilni jashtë! Hajde! Në protestë, të gjithë! O peder*st! O k*rvë. Basha jep dorëheqjen është për të mirën tënde. Do të të djegim”-dëgjohet të thotë një demokrat.

Disa prej thirrjeve të tyre ishin: “Basha ik, Rama ik!”, “O Lulzim o leg*n prite Salën se po vjen”.

Ndër të tjera, Berisha tha në mbyllje të protestës së do të ketë program protestash për herët e tjera por nuk sqaroi se kur do të mbahet protesta e radhës.