Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 5641 raste të reja me Covid. Me këtë shifër numri i përgjithshëm i rasteve është 1.049.936

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 214 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2964 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Sipas të dhënave, 69 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid. Ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 20 126 vdekje. 95.2% kishin sëmundje shoqëruese.