Një tërmet i fortë prej 5.2 i shkallës Rihter është regjistruar në ishullin grek, Kretë pasditen e së dielës. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti është regjistruar 46 km në jug të Kassos, ndërsa thellësia ka qenë 8.9 km.

Tërmeti është regjistruar në zonën detare mes Kretës dhe Kasos, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta.