Publikimi i databazës së automjeteve ka zbuluar se çfarë makinash përdorin deputetët në parlament.

Në regjistrin e targave rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, disponon një fuoristradë të markës “Volswagen Tuareg” të viteve të fundit.

Megjithatë, Balla është parë rrallë të lëviz me të. Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka në përdorim sipas databazës së targave një BMW të viteve të fundit, por jo me madhësi motorike të madhe. Ai disponon një “BMW X1”.

Mministri aktual i drejtësisë ministri Ulsi Manja rezulton se ka një fuoristradë të markës “Mercedes Benz ML” me një kurbaturë të konsiderueshme 3500 kubik.

Të njëjtën markë makine me ministrin e Drejtësisë ka edhe nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj. Deputetja Felaj rezulton se disponon një “Mercedes Benz ML 350”.

Deputeti Xhemal Qefalia rezulton se po ashtu ka një fuoristardë “Mercedes ML 350”. Ndërkohë, deputeti i ri i cili u ul për herë të parë në karrigen e sallës plenare, Ornaldo Rakipi, rezulton se ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë një automjet luksoz “Mercedes Benz CLS”.

Në mesin e atyre që disponojnë automjete modeste në radhët e socialistëve është deputetja Mimi Kodheli. Sipas dokumentit që qarkullon në aplikacionin “WhatsApp” ajo disponon një “Fiat 500 C”.

Ndërkohë, deputetja e PS-së në Durrës, Klodiana Spahiu, rezulton se ka në emrin e saj një automjet tip “Ford Mondeo”, i cili nuk kategorizohet te makinat e luksit.

Mes deputetëve të PS-së, ka gjithashtu edhe prej atyre që kanë “Volswagen Golf 5”, e cila konsiderohet makinë e thjeshtë.

Ndërkohë, Denis Deliu, ish-gardisti që u bë deputet pasi la mandatin Lefter Koka, rezulton se ka një automjet modest “Mercedes” të vitit 2003.

MAKINAT NË PRONËSI TË DEPUTETËVE TË PS

Taulant Balla: “Volkswagen Touareg”

Ulsi Manja: “Mercedes Benz ML 350”

Ermonela Valikaj: “Mercedes Benz ML 350”

Fadil Nasufi: “Toyota RAV4”

Bujar Çela: “Mercedes Benz E 220”

Paulin Sterkaj: “Volkswagen Touareg”

Xhemal Qefalia: “Mercedes Benz ML 350”

Luan Duzha: “Mercedes Benz E 200 Kompressor”

Antoneta Dhima: “Mercedes Benz E 320CDI”

Klodiana Spahiu: “Ford Mondeo”

Fatmir Xhafaj: “Mercedes S Clas”

Nasip Naço: “Toyota Rav 4”

Erion Braçe: “Mercedes Benz GLA 220CDI”

Toni Gogu: Autoveturë, tip “Mercedes Benz”

Rrahman Rrahja: “Audi A5”, “Range Rover”

Niko Peleshi: “Mercedes ML”

Evis Kushi: “Skoda Octavia”

Ilirian Pendavinji: “Toyota Rav 4”

Blerina Gjylameti: “BMW X5”

Besion Ajazi: “Mercedes” fuoristradë

Pranvera Resulaj: “Mercedes E 280”

Bardhyl Kollçaku: “Mercedes Benz c220”

Ilir Topi: “Mercedes Benz viti 2008”

Denis Deliu: “Mercedes Benz vit 2003”

Niko Kuri: “Nisan” foristradë, “BMW FV3”

Ornaldo Rakipi: “Mercedes CLS”