Policia i bën shenjë të ndalojë, por ai rrit shpejtësinë e madje bën manovra të rrezikshme.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Konicë-Janinë.

Efektivët kanë pikasur një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër, të cilit i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por në atë moment drejtuesi i mjetit, i identifikuar si shtetas shqiptar, ka rritur shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme në tentativë për tu larguar.

Policia vazhdoi ndjekjen dhe pas disa minutash, gjeti makinën e braktisur në një zonë të pyllëzuar. Shoferi është larguar duke përfituar nga errësira. Gjatë kontrollit në makinë u gjetën dhe sekuestruan 10 pako me 36.9 kg marijuanë.

Shqiptari u shpall në kërkim teksa është sekuestruar lënda narkotike. Mësohet se mjetin e kishte marrë me qira në Athinë, por nuk e kishte dorëzuar në ditën e caktuar.