Protokolli mbretëror është i mbushur me rregulla, që duhet të zbatohen nga të gjithë.

Pra, një nga gjërat që Dukesha e Cambridge, Kate Middleton ka mësuar vitet e fundit se ka një aksesor që nuk lejohet ta mbajë para orës gjashtë të pasdites dhe bëhet fjalë për diamant.

Kështu ka pohuar ekspertja për çështje të tilla, Myka Meier.

Siç shpjegoi ajo, Dukesha e Kembrixhit mund të veshë bizhuteri nga materiale të tjera gjatë pjesës tjetër të ditës, për shembull nga gurë të çmuar dhe metale të çmuara ose perla.

Por sipas Meier: “Vetëm natën mund të veshin diamante, jo shumë të shndritshme”.