Aktori i njohur, Keanu Reeves ka dhuruar për hulumtimet e kancerit, rreth 70% të fitimeve të tij nga “The Matrix”, filmi origjinal i vitit 1999.

“The New York Post” bëri të ditur se Keanu ka fituar një total prej 45 milionë dollarësh për filmin, por vendosi të japë 31.5 milionë dollarë nga kjo shumë për të financuar kërkimin e leuçemisë.

Thuhet se aktori e ka marrë këtë vendim, pasi motra më e vogël e tij ka luftuar me sëmundjen.

Megjithatë, edhe pas shërimit të saj, Reeves vazhdoi punën e tij në këtë fushë, duke krijuar një fond privat në fillim të viteve 2000 për kërkimet për kancerin.