Një qen i ka shpëtuar jetën një alpinisti, i cili kishte rënë në një humnerë në malet e Kroacisë. Mediat vendase raportojnë se qeni ishte shtrirë mbi të, për ta mbajtur ngrohtë për 13 orë, deri në mbërritjen e ekipit të shpëtimit.

Gkrgka Brkic u lëndua fundjavën e kaluar, pasi ra në një humnerë prej 150 metra, bashkë me qeni e tij, në malet Velempit, në afërsi të bregdetit Adriatik. Ekipet e shpëtimit e patën të vështirët të shkonin pranë alpinistit për shkak të borës, akullit dhe pemëve që ishin shkulur nga rrëshqitjet e dheut.

“Miqësia dhe dashuria midis njeriut dhe qenit janë të pakufizuara,” shkroi Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor (HGSS) në një postim në Facebook. Në foton e publikuar nga ekipet e shpëtimit, shihet qeni i shtrirë mbi të zotin, që është në barelë.

“Ky qen është një mrekulli e vërtetë, i sjellshëm, i këndshëm, ndoshta i do njerëzit më shumë se qentë e tjerë”, ka thënë alpinisti në gazetën Jutarnji List.

Tre alpinistë të shoqëruar nga North, po përpiqeshin të zbrisnin një shpat të akullt në momentin e aksidentit, i cili ndodhi pranë majës më të lartë të vargmalit malor.

“North u shtri mbi viktimën dhe e ngrohu atë,” shpjegoi HGSS.