Është java e parë e vitit 2022 dhe me siguri ju ka shkuar në mendje shprehja “viti i ri, qëllime të reja”.

Shumë prej nesh mendojmë se fillimi i vitit do të funksionojë si një formë rilindjeje.

Por si mund të ndryshojmë edhe në punë? Më poshtë ju listojmë 3 arsye pse duhet të ndryshoni sjellje  me patjetër me kolegët, për të qenë më të lumtur dhe më produktivë në punë.

Sjellja e mirë sjell pasiguri

Fytyra e mirë e njerëzve të mirë humbet kur gjërat bëhen të vështira. Nëse takojnë njerëz që nuk janë njësoj të sjellshëm dhe me natyrë të mirë, që nuk i njohin gjestet e tyre ose janë të shqetësuar, humbasin kontrollin. E si rrjedhojë ekipi i tyre, kërkon mënyra nga më të ndryshme  për të menaxhuar situatën.

Njerëzit e mirë duan të pëlqehen

Edhe pse vullneti i mirë dhe sjellja e mirë kanë shumë gjëra të përbashkëta, motivet pas tyre janë të ndryshme.

Njerëzit e mirë marrin personalisht mendimin e të tjerëve. Ata sillen në një mënyrë të caktuar për t’u pëlqyer, veçanërisht para njerëzve që i konsiderojnë të rëndësishëm.

Mirësia e ngadalëson zhvillimin

Njerëzit e mirë e kanë të vështirë të dalin nga zona e tyre e rehatisë dhe rrallë shprehin mendime që nuk do t’i pëlqejnë eprorëve të tyre. Ata preferojnë të mos mbrojnë këndvështrimin e tyre, sesa të jenë në një pozicion të vështirë. Në këtë mënyrë, ata mbeten pasivë dhe ekipi i tyre i përjeton pasojat.