Daimler Mercedes-Benz paralajmëroi 800,000 shoferë për një defekt teknik që mund të kenë makinat e tyre. Kompania ka informuar pronarët e makinave luksoze për një defekt teknik që mund të bëjë që makinat e tyre të marrin flakë. Damler deklaroi se pompa ftohëse mund të ketë një rrjedhje dhe kjo mund të nxehte komponentët e tjerë të makinës.

Lajmi u raportua në një nga gazetat më të shitura gjermane “Bild” që publikoji një letër që i’u ishte dërguar 800,000 pronarëve të makinave Mercedes-Benz. Në letër firma informonte pronarët për defektin dhe që rreziku që makina të merrte flakë nuk mund të përjashtohej. Daimler konfirmoi që letra që ishte publikuar ishte autentike raporton “CNN”.

Në letër kompania shkruante se pjesët për të rregulluar defektin nuk i kishte në dispozicion për momentin por do t’i tërhiqte makinat në momentin që do t’i kishte. Në letër i’u bëhej thirrje shoferëve se duhet ti ngasin makinat në mënyrë të kujdesshme dhe që makinat duhet të përdoren sa më pak. Damler nuk e konfirmoi lajmin e gazetës “Bild” që 800,000 automjete ishin prekur nga ky defekt.

Firma deklaroi që pronarët që do të  preken nga ky problem duhet të kontaktojnë shërbimin partner më të afërt të Mercedes-Benz.