Padyshim që makaronat janë një nga ushqimet më të zakonshme në mbarë botën. Por si duhet të gatuhen? Me ujë të ftohtë apo të ngrohtë? Trajnerët e kuzhinierëve në Qendrën Ndërkombëtare të Gastronomisë (ICC) në Nju Jork ranë dakord se është e mundur të gatuhen makarona me ujë të ftohtë.

“Për dikë që bën makarona në shtëpi, do të ishte një metodë e mirë. Megjithatë, në një kuzhinë restoranti, gatimi i makaronave në ujë të ftohtë do të merrte më shumë kohë dhe më shumë vëmendje”, theksojnë shefat e kuzhinës.

Shumë kuzhinierë besojnë se makaronat, veçanërisht kur zihen në ujë të valuar, e ruajnë shijen e tyre më mirë sesa në ujë të ftohtë. Në përgjithësi, ata thonë se përdorimi i ujit të ftohtë është vetëm për makaronat e thata dhe jo për makaronat e freskëta.