Beatrix mbështet DJ Dagz. Madje ajo paralajmëron se, nëse del ai nga shtëpia, do dalë edhe ajo.

Në spektaklin e ditës së djeshme në nominim për t’u larguar në javën që vjen dolën: Ilir Shaqiri, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz. Përzgjedhja e DJ Dagz e ka mërzitur Beatrixën me të cilën ruante raporte të mira.

Beatrix shfaqet pranë Donaldit e duke thënë se do të dalë nëse largohet DJ Dagz.

“Pasha këtë natë, dal me ty javën tjetër”, u shpreh Ramosaj ndërkohë që u largua nga dhoma e ndjenjes.

Dagz në anën tjetër tha se nuk i dihet nëse do të largohet ai, meqë janë edhe dy të tjerë në nominim. Gjithashtiu mbetet për t’u verifikuar nëse vërtet Beatrix do dalë në del DJ Dagz?