Austronautët kinez gjatë monitorimit të tyre në Hënë  bënë me dije se kishin parë një objekt të çuditshëm.

Sipas të dhënave të tyre të para që dërguan në tokë ajo ngjasonte me një shtëpi misterioze. Me këto pamje misioni kinez Chang’e-4 në Hënë, ngriti pikëpyetje, ndërkohë që skenarët e ndryshëm imagjinarë shpërthyen edhe një herë.

Astronautët u udhëzuan nga baza që të fokusoheshin në këto pamje që dukej sikur kishin fokusuar një ndërtesë dhe një muaj më vonë dhanë përgjigjen përfundimtare: “Ishte një grumbull gurësh që ishin vendosur në këtë mënyrë, që dukej si një ndërtesë rombike…”, thuhej në deklaratën e tyre.