Policia e Sarandës ka arretsuar një 42-vjeçar, pasi ka hedhur inerte në det. Sipas “blu” është vënë në pranga Xh. T., 42 vjeç.

Ky  i fundit ka shfrytëzuar një pjesë plazhi të marrë me qira nga një subjekt privat, gjatë sezonit veror 2021, në lagjen nr. 4, Sarandë, dhe në këtë hapësirë, më datë 07.01.2022, ka hedhur nje sasi mbetjesh inerte (gurë dhe zhavorr), me qëllim zgjerimin e hapësirës për ushtrimin e aktivitetit të tij në bregdet.

Njoftimi i plotë:

Sarandë/Hodhi inerte në det, me qëllim zgjerimin e hapësirës për ushtrimin e aktivitetit, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, shtetasin Xh. T., 42 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ka shfrytëzuar një pjesë plazhi të marrë me qira nga një subjekt privat, gjatë sezonit veror 2021, në lagjen nr. 4, Sarandë, dhe në këtë hapësirë, më datë 07.01.2022, ka hedhur nje sasi mbetjesh inerte (gurë dhe zhavorr), me qëllim zgjerimin e hapësirës për ushtrimin e aktivitetit të tij në bregdet.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj, për ndëshkimin e çdo aktiviteti të paligjshëm në vijën bregdetare dhe të gjitha krimeve mjedisore.