Sali Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. Vendimi për përjashtimin e tij përgjithmnë nga PD është marrë nga Lulzim Basha dhe Kryesia në bledhjen që nisi pasditen e djeshme dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Siç gazetari Juxhin Mustafaraj ka mësuar, një nga vendimet e marra është edhe përjashtimi i anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.

Po ashtu “me dorë të hekurt” Kryesia ka vendosur shkarkimin 9 drejtuesve politikë në qarqe, të cilët u pozicionun me Sali Berishën.

Kryesia ka vendosur shkarkim të drejtuesve politikë:

-Belind Kelind Kellici-Tirane

-Albana Vokshi-Tirane

-Aldo Bumci-Tirane

-Agron Shehaj-Tirane

-Flamur Noka

-Tritan Shehu-Gjirokaster

-Bujar Leskaj-Vlore

-Edmond Spaho-Korce

-Edi Paloka-Durres