E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” të “Top Albania Radio” ishte autorja e “Për’puthen” Olsa Muhameti.

Ajo u pyet për rivalitetin midis “BB VIP” dhe “Për’puthen” dhe Olsa mendon se nuk janë programe rivale.

Unë nuk mendoj që jemi programe rivale. Jemi të dy llojeve të ndryshme. “Big Brother Vip Albania” është 24 orë, ndërsa “Për’puthen” vetëm një orë. Ka qenë një moment pak javë pas nisjes së Big Brother, që vëmendja kaloi atje. Por tani mendoj që secili program ka rrugën e tij, fansat e tij. Por “Për’puthen” ka kaluar ciklin e fenomenit. Shifrat e tregojnë që është përsëri ndër programet më të ndjekura. Ndërsa, jashtë Top Channel, sigurisht që “Për’puthen” nuk ka rivalë.

Olsa gjithashtu tregoi se nuk i bën përshtypje që personazhe të “Për’puthen” përfshihen në “Big Brother VIP”.

Nuk më jep ndonjë ndjesi apo efekt. Por mendoj se “Për’puthen” ka prodhuar personazhe që kanë qenë pjesë e programeve të “Top Channel”. Nga ish pjesëtarët e “Për’puthen” mendoj se Antonela ishte zgjedhja e duhur.

Autorja e programit gjithashtu foli për rikthimin e Mevlanit dhe Anës, gjë të cilën nuk e sheh aspak gabim, madje ka vendosur të rikthejë edhe 2 konkurrent të tjerë të këtij sezoni.

Pse mos t’i rikthenim?! Unë kam thënë që nuk ka asnjë ish anëtar në shtator sepse po i kërkonin të gjithë. Ndërsa rikthimi i tyre në janar nuk e kompromenton programin, sepse janë disa ish personazhe me të cilët publiku është lidhur, të cilët nuk ishin përputhur deri tani. Dy personazhet që kam menduar fillimisht ishin Mevlani dhe Ana. Ana sepse nuk arriti ta bëjë deri në fund rrugëtimin e saj dhe Mevlani për të kundërtën sepse ishte pjesë e të gjithë sezonit dhe nuk arriti ta gjejë dashurinë.

Hyrja e ish anëtarëve të “Për’puthen” nuk mbaron këtu. Kemi menduar të rikthejme edhe dy të tjerë, që kanë qenë pjesë e këtij sezoni. Mendoj që çdo sezoni i duhen rikthime.

Çifte të vërteta?! Vetëm 4 sipas saj.

Mendoj Jasmina dhe Andi, Andi dhe Melisa, Bashkimi dhe Alvisa, Mikela dhe Erioni.