Prokuroria e Tiranës do të thërrasë nesër ish-Kryeministrin Sali Berisha për t’u marrë në pyetje lidhur me protestën e 8 Janarit që u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Klan News, sipas të cilave, Berisha do të pyetet për rrethanat e protestës.

Po kështu, të premten më 14 Janar do të thirret për t’u marrë në pyetje edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Për t’u marrë në pyetje nga organi i akuzës do të thirren edhe Flamur Noka e Gazment Bardhi.

Incidentet që ndodhën në selinë e PD-së më 8 Janar janë duke u hetuar nga Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë që sot Gjykata liroi 34 të arrestuarit e akuzuar për protestën.