Presidenti Ilir Meta po mban një konferencë për mediat, ku është pyetur edhe për protestën e 8 janarit në selinë e PD.

Para se të jepte përgjigje kërkoi këshilltarin, të cilit i tha dicka që më pas zbuloi se donte telefonin.

Pas kësaj tregoi bisedën me Belind Këllicin në mëngjesin e së shtunës kur po mbërrinin makinat në selinë e PD.

Ilir Meta: E thirra këshilltarin se nuk kisha telefonin. Të shtunën në 10:24 kur kanë ardhur makinat në oborrin e PD e cilësova si moment provokativ, për këtë arsye mora në telefon Belind Këlliçin.

I thashë kujdes, të mos preket asnjë makinë në oborr se është provokim, po po thotë ai. Presidenti nuk bën lojëra as të dyfishta, as të trefishta.