Block, kompania e e pagesave e njohur më parë Square, po punon për të ndërtuar “një sistem të hapur për gërmimin e Bitcoin”, ka lajmëruar CEO i kësaj kompanie, Jack Dorsey. Këto janë qëllimet e kompanisë në mënyrë që të ketë lehtësi, aksesueshmëri dhe performancë.

Përgjithësisht qëllimi është ta bëjë gërmimin e kriptomonedhave më të decentralizuar, dhe si rezultat rrjetin e Bitcoin më rezistent. Ndërsa vlera e kriptomonedhës është rritur, ka patur dyshime se sistemi është centralizuar në grupe të vogla minierash dhe gërmuesish.

Sipas menaxherit të kompanisë, Thomas Templeton, Block është i gatshëm të ndërtojë ASIC vet (një çip i optimizuar për gërmimin e Bitcoin), por që kompania do të detyrohej të përfshijë dhe zhvillues.

I gjithë qëllimi është të krijojnë një sistem me një performancë të lartë që është gjithashtu open-source. Dorsey është shprehur se gërmimi i Bitcoin duhet të jetë sa më i lehtë të jetë e mundur.

Përveç pajisjeve për gërmimin e bitcoin, Block në Korrik të vitit të kaluar njoftoi ndërtimin e një portofoli bitcoin. Ish-Square ka ofruar për përdoruesit në të kaluarën shitjen dhe blerjen e bitcoin përmes aplikacioneve të saj.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa përmes bankës edhe nga Shqipëria.