I ftohti i acartë “ka pushtuar” vendin prej disa ditësh. Temperaturat kanë zbritur nën 7 gradë. Për pasojë prania e ngricave dhe akullit ka krijuar probleme në akset rrugore në verilindje të vendit.

Kompanitë sipërmarrëse po i trajtojnë me kripe për të shmangur shtresat e akullit. Sakaq,mjegulla vështirëson qarkullimin e mjeteve për shkak të pamjes së kufizuar nga Morina deri në Fushë-Dukagjin. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe kufizim shpejtësie gjatë lëvizjes në kushtet e pamjes së kufizuar. Aktualisht te gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.