Identifikohet shoferi që tentoi të shtypë të riun me makinë.

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim Eno Jazaj, 23 vjeç banues në lagjen “Partizani” në qytetin bregdetar.

Ai është përfshirë në një konflikt me një person tjetër dhe ka tentuar të shtypë me makinë shtetasin me iniciale E.A.

Menjëherë pas kësaj, shihet teksa shtetasi E.A. i ka shkuar tek xhami shoferit dhe e ka kërcënuar me thikë.

Vijon puna për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë.