Në një njoftim për mediat Ministria e Brendshme italiane, bëri me dije vendimin e marrë për kuotën maksimale për puntorët sezonal, i cili më parë ishte miratuar më 21 dhjetor 2021. Gjithashtu Ministria njofton se punëtorëve do t’u jepet mundësia për leje pune.

Në njoftim theksohet se kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune. Nga këto 20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar për arsye të punës vartëse josezonale në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier për qytetarët për vendet si: Kosova, Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovinë, Etiopia, Gambia,Gana, Guatemala, Indi, Bregu i Fildishtë, Japonia. Aplikimet për këto vende do të happen nga data 1 shkurt, ora 9.00.