Një person është lënduar këtë të hënë si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë rënë në një banesë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Korçë, në fshatin Dishnicë ku flakët e zjarrit kanë rënë në banesën e shtetasit I. B., ku për pasojë ka marrë djegie trupore vajza e tij, shtetasja K. B., (që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 17.01.2022, rreth orës 06:15, jemi njoftuar se në fshatin Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. B., ku për pasojë ka marrë djegie trupore vajza e tij, shtetasja K. B., (që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.